Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Komitetit Evropian...

E mërkurë, 18 shtator 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Komitetit Evropian të Rajoneve, z. Karl -Hajnc Lamberc

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, realizoi takim me kryetarin e Komitetit Evropian të Rajoneve, z. Karl Hajnc Lamberc, i cili është në vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Komiteti Evropian i Rajoneve është organ këshillëdhënës i Bashkimit Evropian, i përbërë prej përfaqësuesve të zgjedhur lokal dhe rajonal, të cilët vijnë nga të gjitha 28 vendet - anëtare dhe të cilët japin mendim për legjislacionin e BE-së që ndikon drejtpërdrejtë në rajonet dhe qytetet.

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Delegacionin e përfaq&#2...

E martë, 17 shtator 2019

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Delegacionin e përfaqësuesve të Misionit të Mbikëqyrjes së ODIHR-së

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me Delegacionin e përfaqësuesve të Misionit të Mbikëqyrjes së ODIHR-së me mandat për t'i monitoruar zgjedhjet dhe për t'i promovuar proceset zgjedhore, të udhëhequr nga Korien Jonker, shef i misionit të mbikëqyrjes së zgjedhjeve.

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e sapoemërua...

E martë, 17 shtator 2019

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Xhang Xuo

Duke i uruar në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin e tij personal në funksionin e ri dhe duke i uruar mision të suksesshëm diplomatik, Kryetari Xhaferi theksoi se Ambasada e RP të Kinës në vazhdimësi nxit dhe kontribuon në masë të konsiderueshme për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e sapoemëruar...

E mërkurë, 11 shtator 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës në RMV, Sh.T. Dirk Jan Kop

Në takimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh. T. Dirk Jan Kop, Kryetari Xhaferi i uroi mandat të suksesshëm mysafirit dhe shprehu mirënjohje deh kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm me ambasadorin e mëparshëm.

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me zëvendësshefin e del...

E hënë, 2 shtator 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me zëvendësshefin e delegacionit të BE dhe ekipin ekspert të Projektit të BE për „Mbështetjen e Kuvendit në implementimin e reformave"

Sot Kryetari Xhaferi kishte takim protokollar me zëvendësshefin e delegacionit të BE në Shkup, z. Julian Vasalo, mirëpo ky takim njëkohësisht shënoi edhe përfundimin e projektit dyvjeçar të financuar nga Bashkimi Evropian "Mbështetje e Kuvendit në implementimin reformave". Në takim, përveç Kryetarit Xhaferi ishte e pranishme edhe Sekretarja e Përgjithshme Ivanova dhe dy ekspertët që e zbatonin projektin, z. Edmond Miletiq dhe z. Tibor Drashkoviq.

Lexo më shumë

Takimi i lamtumirës i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren...

E premte, 30 gusht 2019

Takimi i lamtumirës i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Daniella Barishiq

Në takim u shpreh falënderimi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme nga Kroacia miqësore. Të dy bashkëbiseduesit biseduan, gjithashtu, për çështjet aktuale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Theks i veçantë iu kushtua temës së anëtarësimit në NATO, si dhe kryesimit të ardhshëm të Republikës së Kroacisë me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe programi dhe prioritetet e tyre.
Lexo më shumë

PJESËMARRJA E KRYETARIT XHAFERI NË TAKIMIN E PUN&...

E hënë, 26 gusht 2019

PJESËMARRJA E KRYETARIT XHAFERI NË TAKIMIN E PUNËS TË KËSHILLIT TË AMBASADORËVE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Nikolla Dimitrov, sot morri pjesë në Takimin e Punës me shefat e përfaqësive diplomatike - konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetarët e mëparsh&...

E enjte, 1 gusht 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetarët e mëparshëm të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Kryetarët e mëparshëm të Kuvendit, Stojan Andov dhe Tito Petkovski me rastin e 2 Gushtit, Ditës së Republikës.

Lexo më shumë

Takim lamtumirës i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e ...

E mërkurë, 31 korrik 2019

Takim lamtumirës i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, SH.T.Z.Mats Stafanson  

Kryetari shprehu mirënjohje për punën e Ambasadës së Mbretërisë së Suedisë, e cila edhe gjatë mandatit të ambasadorit Stafanson kontribuoi në masë të konsiderueshme në zhvillimin dhe përparimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe dha mbështetje të fuqishme për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me z-njën Shalanda Jang, dre...

Е hënë, 29 korrik 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me z-njën Shalanda Jang, drejtore e Sektorit të Komisionit për Buxhet në Dhomën Përfaqësuese në SHBA dhe z-njën Kristi Xh. Antoni, udhëheqëse e Seksionit për Planifikim Buxhetor                                          

Në takimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut TalatXhaferi me delegacionin e përfaqësuesve të sektorit buxhetor në Dhomën Përfaqësuese në SHBA, z-nja Shalanda Jang dhe z-nja Kristi Xh. Antoni, u këmbyen disa informata dhe mendime të Kryetarit rreth përcaktimit tonë të mëtutjeshëm të përbashkët për pavarësimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhoma më e lartë ligjvënëse dhe për pavarësinë e tij më të madhe në kuadër të sistemit politik në vend. 

Lexo më shumë
1...678...39                                        
Click