E mërkurë, 8 nëntor 2017
Takimi i kryetarit Xhaferit me z. Mirosllav Toman, ambasadorin e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, z. Mirosllav Toman.
Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë ambasadorit Toman, me dëshirë për punë të suksesshme dhe të frytshme diplomatike, me ç'rast shprehu shpresë se bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Gjithashtu, kryetari i Kuvendit shprehu falënderim për përkrahjen e hapur dhe të vazhdueshme të Republikës së Çekisë në procesin e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe aderimin përfundimtar në Bashkimin Evropian dhe në NATO.