E enjte, 6 korrik 2017
Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin iranian, Karimi
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Iranit në Republikën e Maqedonisë, z. Hossein Karimi.
Në fillim të takimit, ambasadori shprehu urime për zgjedhjen e z. Talat Xhaferit për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke i dëshiruar suksese në punën e mëtejshme dhe e shfrytëzoi rastin që t'ia dorëzojë edhe telegramin e urimit të dërguar nga Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, z. Hassan Rouhani.