Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E martë, 30 maj 2017

Takimi i Kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi me ambasadoren e Republikës së Turqisë, znj. Tulin Erkal Kara 

Duke ia uruar zgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ambasadorja znj. Tulin Erkal Kara theksoi se në Republikën e Turqisë ndiqen me vigjilencë ngjarjet në Republikën e Maqedonisë dhe tejkalimi i krizës politike, pa u përzier në punët e brendshme të vendit.

më shumë...

E hënë, 29 maj 2017

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh. e Tij ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, z.  Fransoa Bontan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim zyrtar me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Maqedonisë, z. Fransoa Bontan. Në fillim të takimit ambasadori i shprehu urime të sinqerta për zgjedhjen e tij në funksionin Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe i uroi sukses në realizimin e funksionit përgjegjës. 

më shumë...

E hënë, 29 maj 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi, me SH.T. ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, z. Ylber Hysa

Kryeparlamentari, z. Talat Xhaferi sot priti në vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Ylber Hysa, ku u bisedua për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe në Kosovë dhe për nevojën e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

më shumë...

E premte, 26 maj 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesit e Institutit për Demokraci

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Institutit për Demokraci (IDSCS) ku u prezantua projekti „Kuvendi nën thjerrëz“, esenca e të cilit është përforcimi i pjesëmarrjes së opinionit në debatet dhe diskutimet, përmes mënyrës së hapur dhe inkluzive, në trupat e punës së Kuvendit.

më shumë...

E martë, 23 maj 2017

Takimi i Kryetarit Talat Xhaferi me znj. Luiza Vinton, koordinatore rezidente e KB-së dhe përfaqësuese rezidente e UNDP 

Znj. Vinton ia uroi z. Talat Xhaferi zgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shprehu pritje për kthim të shpejtë në Kuvend si qendër e ngjarjeve politike në vend.

më shumë...

E martë, 23 maj 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me SH.T. ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, znj. Jin Lishian

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim zyrtar me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë, znj. Jin Lishian. Në fillim të takimit ambasadorja ia uroi zgjedhjen Kryetar i Kuvendit dhe me atë rast ia përcolli urimin zyrtar të Kryetarit të Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Pankinez, z. Xhang Dezhiang.  

më shumë...

E hënë, 22 maj 2017

Тakimi i Kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi me oficerë të lartë dhe civilë nga Kolegji Mbretëror për Studime të Mbrojtjes nga Londra

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, sot në organizim të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, realizoi një takim me delegacionin e oficerëve të lartë dhe civilëve nga Kolegji Mbretëror për Studime të Mbrojtjes nga Londra, të paraprirë nga z. Nikollas Evans.

më shumë...

E mërkurë, 17 maj 2017

Takimi i z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me SH.T. ambasador i Kanadasë në Republikën e Maqedonisë, z.  Filip Pinington 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim zyrtar me ambasadorin e Kanadasë në Republikën e Maqedonisë, z. Filip Pinington, i cili theksoi se Kanadaja ishte ndër shtetet e para e cila ia uroi zgjedhjen z. Talat Xhaferi në funksionin Kryetar i Kuvendit, e cila në mënyrë të qartë dhe të dukshme shprehu mbështetje ndaj procesit të ndryshimeve demokratike në shtet gjatë tranzicionit të pushtetit.

më shumë...

E mërkurë, 17 maj 2017

Takimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi me Shefen e Misionit të OSBE-së në Shkup  znj. Nina Suomallanen 

Ambasadorja znj. Suomallanen ia uroi z.Talat Xhaferi zgjedhjen kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shprehu bindje për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe të frytshëm. Duke nënvizuar se Misioni i OSBE-së është prezent në vend nga viti 1992, ajo theksoi se në periudhën e fundit, krahas prioriteteve kryesore të cilat dalin nga mandati i saj, Misioni i ndjek me vigjilencë gjendjen politike dhe ngjarjet në vend.

më shumë...

E martë, 16 maj 2017

Takim i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin slloven Jazbec

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim zyrtar me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, z. Millan Jazbec.

më shumë...

  • 1
  • ...
  • 35
  • 36
  • 37
  •