
ZHARKO DENKOVSKI
SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Zharko Denkovski lindi më 2.12.1960 në Kumanovë.
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Kumanovë, ndërsa diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”. Në tetor të vitit 1994 ka dhënë provimin e jurisprudencës.
Prej marsit të vitit 2001 deri në emërimin si Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, punon në zyrën e vet, i regjistruar si avokat në Odën e Avokatëve të Maqedonisë.
Më 26.1.2007 është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
E flet gjuhën angleze.