Собраниско раководство

E enjte, 21 mars 2019

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vizitë studimore në Republikën e Serbisë dhe Mbretërinë e Skocisë

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është në vizitë studimore në Beograd, Republika e Serbisë dhe Edinburg, Mbretëria e Skocisë. 

Në delegacion janë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kryetarja e Komisionit për Financim dhe Buxhet, Liljana Kuzmanovska, dhe sekretarja e përgjithshme, Cvetanka Ivanova. 

Vizita është organizuar nga Fondacioni Vesminster për Demokraci në kornizat e Memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim për vendosjen e zyrës parlamentare të buxhetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimi është njoftimi me mënyrën e funksionimit të zyrave të buxhetit dhe roli i tyre në përforcimin e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit.

Gjatë kohës së vizitës së Parlamentit të Republikës së Serbisë, delegacioni u njoftua me mënyrën e funksionimit të zyrës së buxhetit, rolin e saj dhe kompetencat, mënyrën në të cilën përgatiten analizat e buxhetit dhe dokumentet tjera financiare dhe rëndësia e tyre për deputetët. U realizuan takime me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Financim, Buxhet Shtetëror dhe Kontroll të Shpenzimit Publik dhe me deputetët që më shpesh i shfrytëzojnë analizat e zyrës së buxhetit.

Gjatë vizitës së Parlamentit të Mbretërisë së Skocisë në Edinburg, delegacioni u njoftua me mënyrën e funksionimit të zyrës së buxhetit, procesin e përpilimit të buxhetit të Parlamentit, rolin e revizionit të brendshëm, rolin dhe kompetencat e Komisionit për Financim dhe Buxhet, rolin dhe kompetencat e Komisionit për Llogari Publike dhe rolin e Entit të Revizionit të Mbretërisë së Skocisë. U diskutua për dobitë nga funksionimi i zyrës së buxhetit, mbështetjen që ajo ua jep komisioneve në Parlament, mënyrën e shqyrtimit të raporteve përfundimtare të revizorit dhe rëndësinë e tyre në kontrollin dhe mbikëqyrjen e shpenzimit të mjeteve publike. U realizuan takime pune me anëtarët e Komisionit për Llogari Publike, anëtarët e Komisionit për Buxhet, përfaqësuesit e Qeverisë së Mbretërisë së Skocisë, deputetët që i shfrytëzojnë shërbimet e zyrës së buxhetit. 

Delegacioni ishte i pranishëm në seancën e Parlamentit në të cilën ishin shtruar pyetje të deputetëve. 

Me Planin Strategjik të Kuvendit për periudhën 2019 – 2021 është planifikuar krahas funksionit të legjislacionit, të përforcohet edhe funksioni mbikëqyrës i Kuvendit, në drejtim të kontrollit më të madh të shpenzimit të mjeteve publike dhe përforcimit të mbikëqyrjes mbi punën e pushtetit ekzekutiv. 

Vizita studimore është me rëndësi të madhe, sepse u këmbyen përvoja dhe shembuj praktikë për mënyrat e ndryshme për zbatimin e mbikëqyrjes dhe rolit të zyrës së buxhetit në këtë proces.

Click