Nënkryetarët e mëparshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
2020-2024
Goran Misovski (23.12.2020-14.6.24)
Hysni Ismaili ( 28.10.2022-14.6.2024)
2016-2020
Goran Misovski (20.2.2018 - 4.8.2020)
Frosina Tashevska-Remenski (20.2.2018 - 4.8.2020)
Zeqir Ramçilloviq (13.11.2019 - 4.8.2020)
Vesell Memedi (20.2.2018 - 9.7.2019)
2014-2016
Antonijo Milloshoski (2.7.2014 - 30.12.2016)
Rafis Aliti (2.7.2014 - 30.12.2016)
Renata Deskoska
2011-2014
Svetllana Jakimovska (12.07.2011 – 2.07.2014)
Suzana Saliu (12.07.2011 – 2.07.2014)
Jani Makraduli (12.07.2011 – 2.07.2014)
2008-2011
Svetllana Jakimovska (31.07.2008 – 25.06.2011)
Rafis Aliti (31.07.2008 – 25.06.2011)
Jani Makraduli (25.08.2008 – 25.06.2011)
2006-2008
Bllagoj Zashov (25.12.2007 – 21.06.2008)
Besim Dogani (30.11.2006 – 21.06.2008)
Ivan Anastasovski (30.11.2006 – 04.12.2007)
2002-2006
Gzim Ostreni (24.01.2005 – 26.07.2006)
Sllobodan Najdovski (6.12.2004 – 26.07.2006)
Hisni Shaqiri (18.11.2003 – 24.01.2005)
Agron Buxhaku (23.01.2003 – 26.07.2006)
Liljana Popovska (23.01.2003 - 6.12.2004)
1998-2002
Olloman Sulejmani 13.05.2001
Zvonko Mirçevski 13.05.2001
Iljaz Halimi 30.11.1998
Tomisllav Stojanovski 30.11.1998
1994-1998
Xheladin Murati (4.09.1996 – 19.11.1998)
Bllazhe Filipovski (27.12.1995—19.11.1998)
Kiro Popovski (24.11.1994 – 29.11.1995)
Abdurahman Aliti (24.11.1994 – 19.11.1998)
Tito Petkovski (24.11.1994 – 06.03.1996)
1991-1994
Kiro Popovski (25.01.1991 – 19.11.1994)
Tito Petkovski (25.01.1991 – 19.11.1994)
Xheladin Murati (25.01.1991 – 19.11.1994)
Dragi Arsov (25.01.1991 – 5.12.1991)
SVETLANA JAKIMOVSKA
Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Informata për kontakt:
kati II, dhoma nr. 77
telefon direkt 02/3 119 110
lokali 320
Svetllana Jakimovska u lind më 8 korrik 1956 në Shkup. Maqedonase dhe anëtare e VMRO-DPMNE-së.
Shkollimin e mesëm e kreu në Gjimnazin “Rade Jovçevski-Korçagin”, ndërsa diplomoi në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. E martuar dhe nënë e një fëmije.
Karrierën e saj profesionale e ka filluar në vitin 1984 në SHA Makoteks-Shkup, ndërsa më vonë bëhet edhe udhëheqëse e Shërbimit për veprimtari normative dhe organe për menaxhim.
Nga viti 2001 deri në shkurt 2002 është ndihmësdrejtoreshë e Entit për punësim të Republikës së Maqedonisë, ndërsa nga marsi i vitit 2002 është emëruar, me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për drejtoreshë të Entit për punësim të Republikës së Maqedonisë (tash Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë).
Paralelisht me aktivitetet profesionale, Svetllana Jakimovska shënon edhe angazhim shumë aktiv dhe mjaft të suksesshëm politik në partinë e saj amë VMRO-DPMNE. Edhe këtu angazhimin e saj politik e lidh ngushtë me përcaktimin e saj profesional-drejtësinë dhe legjislacionin.
Kështu që, në partinë e saj amë kryen më shumë funksione, ndër të cilat:
- zëvendëse dhe bashkëkryetare e Komisionit për Çështje Sociale, Marrëdhënie Pune dhe Punësim;
- zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje Juridike; anëtare e Forumit ekonomik;
- anëtare e Forumit për çështje juridike, politike dhe sistem gjyqësor e të tjera;
- anëtare e Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së dhe
- anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së;
Për angazhimin e saj ka marrë edhe shumë mirënjohje dhe fletëlëvdata, ndër të cilat: për angazhim të veçantë dhe kontribut personal në Partneritetin për zhvillim ekonomik të Republikës së Maqedonisë, në Projektin për zbatimin e modelit të integruar të Ministrisë së Punës së SHBA-ve me mbështetje të USAID-it (prill 2002).
Pjesëmarrje aktive në më shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare, shkathtësi politike dhe fushata të realizuara në bashkëpunim me Qendrën për arsim dhe trajnim MOTIVA (mars 2008) dhe “Campaigning Masterclass” (aktivitet- fushatë e klasës më të lartë profesionale)
Në zgjedhjet parlamentare në qershor të vitit 2006 u zgjodh për deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në listën e VMRO-DPMNE-së. Në përbërjen e pestë të mandatit si kryetare e udhëheq Komisionin për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, ndërsa gjithashtu është anëtare e komisioneve dhe trupave të tjerë në Kuvend.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në qershor të vitit 2008 përsëri u zgjodh për deputete, ndërsa në seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 31 qershor 2008 u zgjodh për nënkryetare të Kuvendit.
Si nënkryetare, përveç aktiviteteve dhe detyrave të tjera, Svetllanka Jakimovska kryeson me Këshillin Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa gjithashtu është edhe anëtare e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Polonisë, Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë dhe Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi, gjithashtu është edhe zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit.
Aktivitete në Kuvend
- Këshilli Buxhetor i Kuvendit, kryetare
- Komisioni Juridik-Ligjvënës, zëvendësanëtare
- Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale, anëtare
- Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, zëvendëskryetare
- Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, zëvendësanëtare
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Polonisë, anëtare
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, anëtare
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi, anëtare
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë dhe Zelandës së Re, anëtare
RAFIZ ALITI
Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Anëtar i BDI-së dhe Koordinator i Grupit parlamentar. U lind më 29 prill 1956 në fshatin Radushë. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin e Kulturës Fizike. Profesor. Ishte deputet edhe në ish-përbërjen parlamentare.
Anëtar i:
Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe i Agjencisë për Zbulim, Komisionit për kulturë, Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin e Unionit të Evropës Perëndimore, Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës, Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e SHBA-ve.
Më 31 korrik 2008 u zgjodh nënkryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë dhe Kryetar i Kanalit të Kuvendit.
Zëvendës anëtar i :
Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave dhe Komisionit për financim dhe buxhet.
Anëtar i Komitetit prej vitit 2002 deri në vitin 2006.
Nënkryetar i BDI-së prej vitit 2002 deri në vitin 2009.
MR. JANI MAKRADULI
Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Anëtar dhe nënkryetar i LSDM-së, i lindur më 28.03.1965 në Manastir.
Arsimin filloren dhe të mesëm i kreu në Shkup, kurse diplomoi në Fakultetin Elektroteknik në Shkup, ku në vitin 2001 u rizgjodh asistent i vjetër dhe është udhëheqës i laboratorit për teknika kompjuterike dhe informatikë. Studimet pasuniversitare i filloi në Beograd, kurse në vitin 1994 magjistroi në Universitetin e Shkupit. Në karrierën e vet profesionale ka shkruar 43 publikime dhe punime shkencore.
Karrierën e vet politike e filloi në zgjedhjet lokale të vitit 1996-2000, kur u zgjodh këshilltar në Komunën e Qendrës. Në vitin 1997 ishte pjesëmarrës i shkollës politike në Frajburg, kurse në zgjedhjet parlamentare plotësuese në vitin 2001-2002 u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në zgjedhjet e rregullta të vitit 2002-2006, përsëri u zgjodh deputet kur edhe u emërua koordinator i Grupit parlamentar të SDSM-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në vitin 2003 u emërua kryetar i Komisionit për teknologji informatike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, kurse në vitin 2005 u zgjodh anëtar i Komisionit të përhershëm për bashkëpunim me Parlamentin Evropian dhe anëtar i ad hoc Komisionit të ekspertëve të Këshillit të Evropës për shoqëri informatike. Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të vitit 2006-2008 përherë të tret u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe përsëri u emërua koordinator i GP të LSDM-së, deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të vitit 2008-2012, kur përherë të katërt u zgjodh deputet Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë. Më 25 gusht 2008 u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Portofoli i tij politik i përmban këto aktivitete:
1996-2000 - zgjedhjet lokale, këshilltar në komunën Qendër, Shkup,
1997 - pjesëmarrës në shkollën politike për vetadministrim lokal në Fajburg,
2001-2002 - deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë-zgjedhjet parlamentare plotësuese,
2002-u zgjodh deputet dhe koordinator i Grupit parlamentar të LSDM-së,
2003-kryetar i Komisionit për teknologji informatike,
2005-anëtar i Komisionin të përhershëm për bashkëpunim me Parlamentin Evropian,
2005-anëtar i ad hoc Komisionit të ekspertëve të Këshillit të Evropës për shoqëri informatike,
2006-2008-u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe koordinator i PG dhe LSDM-së, dhe
2008 - u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kurse nga 25 gushti 2008 u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.