Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

KOMITETI PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE 


Struktura juridike e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe kompetencat e tij dalin nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë më saktë nga Amendamenti XII dhe Ligji për Komitetin për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, i miratuar në vitin 2007. 

Sipas këtij ligji, Komitetin e zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, i cili përbëhet prej 19 anëtarësh prej të cilave shtatë anëtarë janë nga radha e deputetëve Maqedonas, shtatë anëtar nga radha e deputetëve Shqiptarë, një anëtar nga radha e deputetëve Turq, një anëtar nga radha e deputetëve Vllahë, një anëtar nga radha e deputetëve Romë, një anëtar nga radha e deputetëve Serbë dhe një anëtar nga radha e deputetëve Boshnjakë.   Nëse ndonjë prej bashkësive nuk ka zgjedhur deputetë në Kuvend, avokati i popullit do të realizojë konsultime me përfaqësuesit relevantë të atyre bashkësive dhe pas mendimit të pranuar, në Kuvend do t'i propozojë anëtarët tjerë të Komitetit nga bashkësia përkatëse. 

Njëra prej detyrave themelore të Komitetit është që të shqyrtojë çështje nga marrëdhëniet ndërmjet bashkësive në Republikën e Maqedonisë dhe të jep propozime dhe mendime për zgjidhjen e çështjeve të tilla.  
Kuvendi është i detyruar që t'i shqyrtojë mendimet dhe propozimet e Komitetit dhe të vendosë për ato.  

Kur bëhet fjalë për Komitetin dhe kompetencat dhe obligimet e tij (më shumë për këtë shih në Ligjin për Komitetin për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i cili është i parashtruar), duhet doemos të përmendet edhe Amendamenti X i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë me të cilin zëvendësohet neni 69 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, me të cilin rregullohet procedura për votim, përkatësisht është futur e ashtuquajtura "Parimi i Badenterit" për miratimin e ligjeve të cilat drejtpërdrejtë i prekin të drejtat e bashkësive nacionale.  Në ligjin e përmendur në mënyrë shumë të qartë dhe taksative janë theksuar ligjet për të cilat Kuvendi vendos me dy të tretën e shumicës së votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, me ç'rast duhet doemos të ketë shumicë votash nga deputetët e pranishëm që u përkasin bashkësive të cilat nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë.  

Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në punën e deritanishme tregoi dhe pohoi se ka rol të madh, por edhe përgjegjësi në realizimin e të drejtave të përgjithshme dhe të veçanta të bashkësive nacionale, përkatësisht të pjesëtarëve të bashkësisë nacionale.  

Me këtë Komiteti jep ndihmesë në zhvillimin e dimensionit multikultural dhe multietnik të shoqërisë maqedonase për bashkëjetesën e vërtetë të të gjithë qytetarëve, dhe në përforcimin e demokracisë parlamentare në Republikën e Maqedonisë.

Anëtarë e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive zgjidhen: 

- nga radha e deputetëve maqedonas:  1. PETAR ATANASOV 
2. NIKICA KORUBIN
3. RISTE TASHEV
4. SLLAVICA SHUMANSKA-MITEVA
5. ANTONIO MILLOSHOSKI 
6. GORAN MANOJLLOSKI
7. DAFINA STOJANOSKA
- nga radhët e deputetëve shqiptarë:  1. REXHAIL ISMAILI - Kryetar
2. XHEVAT ADEMI
3. ARTAN GRUBI 
4. SHPRESA HADRI
5. ZIADIN SELA 
6. FADIL ZENDELI 
7. 
- nga radhët e deputetëve turq:  JUSUV HASANI  - Zëvendëskryetar 
- nga radhët e deputeteve vlleh:  SASHKO KOSTOV 
- nga radhët e deputetëve romë:  SAMKA IBRAIMOSKI
- nga radhët e deputetëve serbë:  IVAN STOILKOVIQ 
- nga radhët e deputetëve Boshnjakë:  ZEQIR RAMÇILLOVIQ