KOMISIONI PËR KULTURË
E-posta: k-kultura@sobranie.mk 
Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:
- organizimin, zhvillimin dhe përparimin e kulturës; 
 
- mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në Republikën e Maqedonisë; pasurimin e krijimtarisë historike dhe artistike; 
 
- afirmimin dhe mbrojtjen e vlerave të larta kulturore; 
 
- afirmimin dhe mbrojtjen e autorit dhe të drejtës së autorit; donacionet dhe sponzorimet; 
 
- veprimtaritë për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë kulturore të tundshme dhe të patundshme;
 
- veprimtarinë botuese dhe bibliotekën; 
 
- shënimin përkujtimor dhe mbrojtjen e përmendoreve të kulturës; 
 
- përdorimin dhe mbrojtjen e gjuhës maqedonase; 
 
- informimin, veprimtaritë kulturore dhe veprimtaritë tjera për shkak të shprehjes së identitetit dhe veçantitë e bashkësive; 
 
- përcaktimin e përvjetorëve të ngjarjeve dhe personaliteteve me rëndësi të posaçme për zhvillimin shtetëror juridik të Republikës, afirmimin e trashëgimisë kulturore dhe historike dhe ruajtjen e vlerave të përgjithshme civilizuese; 
 
- mënyrën dhe format e shënimit të personaliteteve dhe ngjarjeve të rëndësishme;
 
- aktivitetet e këshillave të veçantë të formuar për shënime të veçanta 
 
- vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me kulturën
 
- çështjet tjera që kanë të bëjnë me kulturën dhe shënimin e përvjetorëve të personaliteteve dhe të ngjarjeve të rëndësishme.