E enjte, 9 prill 2015
Takimi i kryetarit Veljanoski me Delegacionin nga Republika e Turqisë me rastin e Ditës ndërkombëtare të Romëve
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me Delegacionin nga Republika e Turqisë, në përbërje me: z. Dursun Ali Shahin, guvernator i Edrenes; z. Shaban Çobanogllu, nënkryetar i Institutit "Junus Emre"; z. Shefik Kantar, nënkryetar i UKID, Shoqata ndërkombëtare për bashkëpunim dhe zhvillim; si dhe z. Omur Solendil, ambasador i Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, delegacioni u shoqërua nga ministri pa portofol, z. Nezhdet Mustafa.