Trupat Punues

KOMISIONI I PËRHERSHËM ANKETUES PËR MROTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË QYTETARIT

E-posta: panketnak@sobranie.mk

Komisioni ka kryetar, tetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.

Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:

  • çështjet parimore, propozimet dhe mendimet në lidhje me realizimin e dispozitave të Kushtetutës, ligjit dhe dispozitave dhe aktevetjera me rëndësi për realizimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit; 
  • potencimin e nevojës së miratimit të ligjeve dhe dispozitave dhe akteve tjera për shkak të mbrojtjes më të plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarit;  
  • përcjelljen, shqyrtimin dhe analizimin e realizimeve të akteve të ratifikuara ndërkombëtare që e rregullojnë mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit; 
  • shqyrtimin e shkresave të qytetarëve dhe marrjen e qëndrimeve për të njëjtat; 
  • bashkëpunimin me organizatat shkencore dhe profesionale nga sfera e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarëve; 
  • bashkëpunimin me trupa adekuat të huaj dhe ndërkombëtar nga sfera e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarit dhe 
  • çështjet tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit.

Komisioni nuk mund të kryej funksione hulumtuese ose funksione tjera gjyqësore.

Konstatimet e Komisionit janë bazë për ngritjen e procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë së bartësve të funksioneve publike.

 

Kryetar: Ernad Fejzulla
Zëvendëskryetar: Bekim Fazliu
Anëtarë: 1. Momçillo Avramoski
2. Trajço Dimkov
3. Amdi Bajram
4. Marija Angellova
5. Musa Ibraimi
6. Petre Shilegov
7. Bllagoja Stojanovski 
8. Goran Milevski
Zëvendësanëtarë: 1. Vlladanka Aviroviq
2. Liljana Zaturoska
3. Pavle Sazdov
4. Bllagorodna Bojaxhieva
5. Kaltrina Azizi
6. Alen Georgiev 
7. Julijana Siljanovska 
8. Renata Deskoska

Click