Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
E-posta: k-polsis@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:
- funksionimin e sistemit politik; 
- ndryshimin e kufijve të Republikës; 
- simbolet shtetërore dhe përdorimin e tyre; 
- gjyqësinë, avokaturën dhe prokurorinë publike; amnistinë dhe faljen;
- lirinë e lëvizjes dhe lirinë e zgjedhjes së vendbanimit; 
- evidenca amë dhe mbrojtja e të dhënave personale; 
- emrat personal, letrat e njoftimit dhe dokumentet e udhëtimit; 
- regjistrimin e popullsisë; 
- sistemin e informimit publik; 
- të drejtën e shoqërimit të qytetarëve dhe organizimin politik; 
- të drejtën e zgjedhjes dhe mënyrën e zgjedhjes së deputetëve, Presidentit të Republikës së Maqedonisë, anëtarëve të këshillave dhe kryetarëve të komunave; 
- referendumin; 
- avokatin e popullit; 
- Kishën ortodokse maqedonase si dhe Bashkësinë fetare islame në Maqedoni, Kishën katolike, Kishën evangjele-metodistike, Bashkësinë e hebrenjve dhe bashkësitë tjera fetare dhe grupet tjera religjioze; 
- dekoratat, mirënjohjet dhe shpërblimet; 
- festat e Republikës së Maqedonisë; 
- organizimin e administratës shtetërore; 
- të drejtën e përdorimit të gjuhëve dhe alfabeteve të bashkësive; garantimin e mbrojtjes së identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të bashkësive 
- vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me sistemet politike dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive dhe  
- çështjet tjera që kanë të bëjnë me sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive.